Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuAktualitetVdekja e 23-vjeçares pas vaksinimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë zbulojnë diagnozën: Hemoragji...

Vdekja e 23-vjeçares pas vaksinimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë zbulojnë diagnozën: Hemoragji në…

Klinika Emergjente e QKUK-së është deklaruar për vdekjen e 23-vjeçares nga Drenasi, për të cilën familjarët pretenduan se i erdhi nga vaksina kundër COVID-19.

Në reagimin e Klinikës Emergjente thuhet se vdekja e 23-vjeçares nga fshati Zabel i Drenasit është si pasojë e hemorragjisë intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik.

“Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, në lidhje me lajmet e publikuara për vdekjen e Z. I. (1998), nga fshati Zabel i Drenasit, sqaron se, pacientja vjen në Klinikën Emergjente në QKUK në ora 16:30, të datës 15 shtator 2021, me autoambulancë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, për shkak të humbjes së vetëdijes, me bebëza të zgjeruara, pa tension arterial, pa puls periferik, me frymëmarrje të vështirësuar. Menjëherë mjekët dhe stafi shëndetësor ka ndërmarrë masat reanimatore, pacientes i bëhen analizat laboratorike, radiologjike dhe konsulencat e tjera mjekësore”, thuhet në reagim.

Më tej, thuhet se familjarët e viktimës kanë refuzuar autopsinë.
“Përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikën Emergjente, pacientja nuk arriti të mbijetonte, vdekja konstatohet në ora 17:45. Diagnoza përfundimtare e vdekjes ishte hemorragjia intraabdominale (gjakderdhje në bark), shok hemorragjik. Familjarët kanë refuzuar autopsinë”, thuhet në reagim.

Ndryshe, në media sot u raportua se familjarët e 23-vjeçares nga Drenasi kanë deklaruar se ajo ka vdekur dy ditë pasi është vaksinuar me vaksinën anti-COVID.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu