Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuPolitikëNdërpritet seanca maratonë/ Basha nuk pranoi të flasë pa praninë e Ramës,...

Ndërpritet seanca maratonë/ Basha nuk pranoi të flasë pa praninë e Ramës, PD pret kthimin e tij në sallë

Ka rinisur dhe është ndërprerë pas rreth 17 minutash debat seanca parlamentare maratonë. Shkak është bërë mungesa e kryeministrit Edi Rama.

PD ka kërkuar menjëherë ndërprerjen e seancës dhe kthimin e kryeministrit në parlament për të dëgjuar opozitën. Kreu i grupit parlamentar të PD Alfred Rushaj tha se opozita e respektoi detyrimin kushtetues dhe tani është radha e kryeministrit.

“Opozita ndenji në seancë dhe dëgjoi lloj-lloj gjërash që vetëm me programin nuk kishin të bënin. Kërkojmë që të ndërpritet seanca, të vijë kryeministri dhe të dëgjojë propozimet e opozitës”, deklaroi Rushaj.

Nga ana tjetër kreu i PD Lulzim Basha, të cilit i është dhënë fjala nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ka pranuar të flasë pa ardhur kryeministri në sallë.

Pas disa debatesh, Nikolla u njoftua nga Kryeministria se Rama do të jetë në orën 17:00 në sallën e parlamentit dhe ka kërkuar vijimin e diskutimeve nga deputetët, duke sugjeruar që kreu i PD të flasë pasi të vijë kryeministri. Nga ana tjetër PD kërkoi pushim për të marrë një vendim, një pushim deri sa të shkonte ora 17:00, ndërsa Nikolla ka vendosur 15 minuta pushim.

DEBATET
Rushaj: Fryma e nenit 110 është nën diskutimet që u bënë në konferencën e kryetarëve.
Është e vetmja seancë ku km bashkërendon me ju për të përcaktuar datën e seancës, nëse do ishte situatë normale do duhet të ishte zhvilluar nesër.
na thatë sot, se kryeministri duhet të rakordonte axhendën ndaj u mbajt kjo seancë sot.

Alfred Rushaj: Unë nuk mendoj që ka seancë më të rëndësishëm plenare se sa sot ku do të miratohet plani që ka qeveria dhe kryeministri për 4 vitet e ardhshme, këtu ta ndërpresim seancën.

Lindita Nikolla: Unë kam një lajmërim që mungesa e tij është për arsye shumë të rëndësishme pune.

Taulant Balla: Unë e kuptoj që opozita dhe kryetari i opozitës ka dëshirë të marri fjalën kur të jetë kryeministri në sallë. Por të nisim me deputetët e tjerë dhe kryetari i opozitës ta marri fjalën kur të jetë kryeministri në sallë.

Alfred Rushaj: U bënë disa herë që kërkojmë gjëra që janë të ligjshme, kushtetuese dhe ju na i refuzoni. Cfarëdolloj arsye të ketë pasur kryeministri, s’ka asgjë më të rëndësishme se kjo seancë. Ne jemi të gatshëm të ndërpresim seancën, të presim kryeministrin sapo të mbarojë kryeministri dhe të nisim përsëri.

Lindita Nikolla: Unë kam njoftim që zoti kryeministër në orën 17:00 do të jetë këtu dhe të nisim me deputetët e tjerë.

Alfred Rushaj: Në këto kushte ne si grup parlamentar duam të marrim një vendim dhe kërkojmë të ndërpritet seanca.

Lindita Nikolla: Sa kohë doni?

Alfred Rushaj: 47 minuta.

Lindita Nikolla: Okay, atëherë bëjmë 15 minuta pushim.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu