Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuLajmi i funditBerisha: Basha duhet ta kishte dhënë 5 herë dorëheqjen, para se të...

Berisha: Basha duhet ta kishte dhënë 5 herë dorëheqjen, para se të shkelmonte statutin e PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një lumë sulmesh publike ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas vendimit të tij për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i partisë.

Berisha ka thënë se Basha shkelmoi parimet themelore të PD-së dhe shkeli statutin e saj, por para se të përjashtonte atë, lideri historik i PD-së tha se Basha “duhet të kishte dhënë 5 here dorëheqjen”.

Deklarata e Berishës:

Nesër do shkoj në parlament pa diskutim. Me veprimin e tij, kryetari i PD shkelmoi parimet themelore. PD-në e kanë themeluar studentë e intelektualë, në kulmin e rrethimi. Basha shpall një vendim më të paligjshmin në historinë e pluralizmit shqiptar. Nuk është PD-ja e George Sorosit, është Shqipëria në një shkallë të caktuar republika e George Sorosit. Por kjo nuk do të thotë që Shqipëria të mos ngrihet në lartësinë e saj, të ndërgjegjes së saj shoqërore.

Unë besoj se këto që thashë, një gjë të siguroj. Sali Berisha do të bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin, të cilin sot Lulzim Basha mund të kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte në këtë mënyrë.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu