Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuDossier20 vjet nga marrëveshja e Ohrit/ Pakti që i dha fund konfliktit...

20 vjet nga marrëveshja e Ohrit/ Pakti që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoni (VIDEO)

Kjo e premte shënoi 20 vjetorin e nënshkrimit historik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cilësuar dhe si një kontratë për raportet e reja shoqëroro-politike dhe ndërtimin e Maqedonisë së Veriut pas konflikti te armatosur ne vitin 2001.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski tha se kjo marrëveshje është dokumenti më i rëndësishëm për Maqedoninë, pas Kushtetutës.

Dy bashkësitë më të mëdha në vend, për çështjet kyçe dhe strategjike duhet të punojnë së bashku dhe jo pas shpine. Sfida themelore është se si të mendojmë jashtë kornizave etnike dhe partiake të cilat shpesh janë të ngjyrosura etnikisht dhe në këtë drejtim ne politikanët kemi ende shumë punë”, pohoi Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje është themel i bashkëjetesës në vend.

Zoran Zaev kryeministër i Maqedonisë së Veriut: Marrëveshja Kornizë e Ohrit përcolli mesazhin për mirëkuptim, ndjesë dhe falje të ndërsjellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe të gjithë qytetarëve tanë. Marrëveshja Kornizë e Ohrit solli një frymë të re në politikëbërja. Politika që ndërtojnë ura dhe nuk i shkatërrojnë ato.

Kurse Kreu i BDI Ali Ahmeti kërkoi respektimin e marrëveshjeve të arritura.

Kreu i BDI Ali Mehmeti: Kaluam vështirësi të mëdha, por cila mendoj se do të ishte vështirësia që do të ishte tragjike edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit? Ndarja e këtij shteti. Tjetër është çfarë thuhet pas 20 vjetësh, por para 20 vjetësh edhe ky opsion ka qenë në tavolinë”,

Marrëveshja përfshin dhjetë pika kyçe, ku më kryesorja ishte ndërprerja e konfliktit, decentralizimi i pushtetit, shprehja e identitetit, që u arrit pas luftës së armatosur në vitin 2001, me kontributin e faktorit ndërkombëtar.

Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001 nga Boris Trajkovski, Arbën Xhaferi, Imer Imeri, Branko Cervenskovski dhe Lupço Georgievski.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu