Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuBotaU kap brenda fermës së kanabisit me vlerë 70 mijë paundë, policia...

U kap brenda fermës së kanabisit me vlerë 70 mijë paundë, policia britanike merr vendimin për 27-vjeçarin shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga autoritetet britanike pasi në 6 qershor të këtij viti u kap në një banesë duke kultivuar drogë.

Shtetasi i identifikuar si Gani Muca, jetonte në një dhomë në banesën trekatëshe, ndërsa në të gjitha dhomat e tjera kultivohej kanabis e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 70 mijë paundëve.

27-vjeçari shqiptar u tha oficerëve se ai kishte jetuar në pronë për tre javë pasi kishte rënë dakord të kujdesej për bimët narkotike.

Ai u shpreh se ishte paguar 80 paund në javë për ushqim dhe i ishte ofruar një pjesë e fitimeve nga shitja e kanabisit.

Ai u deklarua fajtor për prodhim të lëndëve narkotike.

Martin Morrow, avokati i tij tha se Muca nuk ka dënime të mëparshme dhe përshkroi shkeljen e klientit të tij si jashtë karakterit.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu