Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuAktualitetTemperatura deri në 43 gradë, qytetarët gjejnë zgjidhje, “pushtojnë” plazhet, ja atmosfera...

Temperatura deri në 43 gradë, qytetarët gjejnë zgjidhje, “pushtojnë” plazhet, ja atmosfera në bregdetin e Adriatikut

E mërkura dhe e enjtja, janë cilësuar nga sinoptikantët si ditët më të nxehta të verës, ku në qarqe dhe zona të caktuara termometri do të shënojë 43 gradë celsius.

Për këtë arsye, plazhet e vendit janë “pushtuar” nga prezenca e turistëve si vendas dhe të huaj.

LSA sjell pamje ku shihet se çfarë ndodh në prag perëndimi në bregdetin e Adriatikut. Disa pushues, shihen teksa freskohen në det. Të tjerë shohin si mundësi shumë të mirë argëtimin në rërë, e për këtë shfaqen duke luajtur futboll.

Deti i qetë dhe pa dallgë, i ka lejuar disa pushues që të marrin kanoet dhe të lundrojnë në ujë.

Qielli i kuqërremtë, “shkrihet” mjaft mirë me atmosferën në plazh, që duket e qetë në orët e fundit që plazhistët frekuentojnë detin e rerën, për t’ia lënë vendin më pas argëtimeve të mbrëmjes, me lokalet e shumta përgjatë vijës bregdetare të Adriatikut. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu