Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuAktualitetRaporti final i OSBE/ ODIHR, analisti: Me rezultate të tmerrshme për demokracinë,...

Raporti final i OSBE/ ODIHR, analisti: Me rezultate të tmerrshme për demokracinë, zgjedhjet duhen ripërsëritur. Publikimi i të dhënave të qytetarëve, skandal!

Analisti Genc Burimi i ftuar përmes një lidhjeje direkte në rubrikën “Opinion”, komentoi raportin final të OSBE/ ODIHR.

Analisti e cilësoi si të ‘tmerrshme’ raportin për një vend demokratik, duke shtuar se në një vend normal zgjedhjet duhet të ripërsëriteshin.

Burimi tha ndër të tjera, se SHBA, si aleati kryesor në vend ka dështuar në misionin e saj, pasi sipas tij, nuk ka korrur rezultate me nismat e ndërmarra, një prej të cilave ajo e Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu, analisti u ndal dhe te vaksinimet e njerëzve me vaksinat anti-COVID. Sipas tij, vaksinimi nuk duhet bërë me detyrim, pasi në një vend demokratik, njerëzit janë të lirë të bëjnë vetë zgjedhjen e tyre.

Genc Burimi: Jam dakord me komentin e opozitës. Gjërat që thuhen në raport janë të tmerrshme për një demokracinë. Po të shohësh mazhorancën, e përkthen këtë raport që jemi më pak keq se ishim. Është sikur të thuash nga 100 mijë të vdekur nga COVID-i jemi në 10 mijë. Duhej të kishte zgjedhje të pa kontestueshme. Zgjedhje të tilla në një vend demokratik do të kishte shënuar skandal. Shqipëria nuk zgjedh problemin e zgjedhjeve në Reformën në Drejtësi.

Opozita thotë që ky raport vërtetoi ato që kanë denoncuar për zgjedhjet, a duhet hetim për zgjedhjet?

Genc Burimi: Sigurisht që po. Kur një gazetë si Lapsi, iu morën kompjuterat, shpresojmë që edhe ata të kenë bërë denoncim. Publikimi it ë dhënave personale është skandal.

Palët brenda bëjnë këtë lojën, ne hedhim vështrimin te ndërkombëtarët, atyre duket se si ka bërë përshtypje kjo?

Genc Burimi: Ndërkombëtarët i kemi në dy palë, në ato teknike dhe politike. Zonja Kim është politike, OSBE është teknik. Nga ana teknike ka probleme të rënda. Nëse politikisht thua që ky raport është skandaloz, zgjedhjet duhet ribëhen, në një kohë që Shqipëria pret të hapen negociatat me BE.

SHBA tha nxiti institucionet që të përmirësonin gjendjen, si ta lexojmë?

Genc Burimi: Ata bënë gjithçka për Ramën. Lejuan që ai të ndryshonte Kushtetutën. Bënë të ndalonte SPAK-un të nxirrte dosjet e prokurimeve dhe ish-zëvendës ministres i nxori pas zgjedhjeve. Këto diheshin. Në korrik 2020 Rama e hoqi këtë zv. Ministre nga puna, ato diheshin. Edhe amerikanët e kishin gati dosjen e Berishës, por s’e nxorën para zgjedhjeve. Ata donin që Rama të ishte në pushtet sepse është një lider më i mirë për ta, se Meta, është e kuptueshme nga ana e tyre. Berisha ka qenë i korruptuar, të gjithë e dinë. Por ama Sali Berishën sot e duan militantët te PD. Kjo duhet respektuar, kjo është demokracia. Është debat filozofik. Në Afrikë Francën s’po e durojnë më, sepse ata ia vendosnin drejtuesit. Nuk shoh sot që Shqipëria jeton më mirë se në Mal të Zi, jeton më mirë se Maqedonia e Veriut, se Serbia, në një moment shqiptarët do të zgjohen. Zonja Kim del e thotë që kanë suksese, por në fakt s’kanë asnjë. Sot, suksesi është kur SHBA të ndalojë hemorragjinë në Shqipëri, që të mos largohen nga vendi. Amerikanët ta mbrojnë haptazi Edi Rmën, por duhet efikasitet. Nëse do të kishte shpërthyer skandali para zgjedhjeve, Rama s’i fitonte zgjedhjet. Ne po i paguajmë shtrenjtë këto, sepse s’kemi drejtësi, kemi korrupsion.

Negociatat s’po hapen…

Genc Burimi: Aty po luhet loja. Nuk po flitet më për dosjen e Berishës. As dosja e Fatmir Mediut. Nuk e di pse është vendosur në kllapë dosja e Berishës. Sot janë marioneta të një politike që luhet jashtë. Ne ia kemi vendosur pavarësinë e vendit tonë, amerikanëve dhe evropianëve, e kemi në Kushtetutë. Nëse kjo Reformë në Drejtësi dështon, kush jep llogari? Ka një problem funksionimi demokratik. Unë do të kërkoja të hiqet nga Kushtetuta, monitorimi i ndërkombëtarëve. Po dështuan, kush jep llogari? Në demokraci ka llogari. Amerikanët kanë shumë pak kohë që të japin rezultate. Sot ne jetojmë më keq se serbët që s’janë aleatët e SHBA. Kujt po i interesojnë investimet në forcat ushtarake, njerëzit duan të hanë.

Po për vaksinimin ç’mund të thoni?

Genc Burimi: Në real politikë duhet të gjithë vaksinuar, sepse është më efikase. Në anën demokratike është e drejta ime për t’u vaksinuar apo jo. Në Francë dolën njerëz persona të vaksinuar, kjo është demokraci, jo vetëm efikasiteti. Nuk është vetëm efikasiteti, por edhe marrja në konsideratë që e duan njerëzit. Gjysma e popullit e duan PD, kjo duhet respektuar. E njëjta gjë dhe me vaksinën, nëse njerëzit s’duan të vaksinohen, mos ta bëjnë, kjo duhet respektuar.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu