Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuBotaDëshironte të ribashkoheshin, burri dhunon brutalisht dhe godet me shufër hekuri bashkëshorten...

Dëshironte të ribashkoheshin, burri dhunon brutalisht dhe godet me shufër hekuri bashkëshorten shtatzënë, rusja humb fëmijën

Një 39-vjeçare ruse është dhunuar brutalisht nga i shoqi, e kësisoj ka humbur fëmijën që mbante në bark.

Autoritetet ruse kanë arritur ta arrestojnë burrin dhe ta vendosin në pranga atë. Gruaja e quajtur Alexandra Polynova, ka treguar para hetuesve se ajo sapo doli nga puna, i shoqi e futi me forcë në makinë.

Ai e dërgoi në një vend të ‘humbur’ dhe nisi ta godiste fuqishëm në pjesë të ndryshme të trupit. Arsyeja sipas saj, është se ai dëshironte që ata të dy të riktheheshin bashkë, ndërsa gruaja, refuzonte të ndërmerrte një hap të tillë. Nga goditjet e mëdha, edhe me shufër hekuri, gruaja për fat të keq ka humbur fëmijën që priste me të.

Dëshironte të riktheheshim bashkë. Kjo ishte dhe arsyeja që më goditi ne grushte e shufër hekuri. Ai kishte armë dhe më kërcënoi se do të më vriste nëse ikja.

Unë isha në javën e tetë të shtatzënisë, abortova. Ai vrau fëmijën tonë”, tha gruaja në rrëfimin e saj.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu