Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuSportTrondit gjimnastja më e mirë në histori: U tërhoqa nga Tokyo për...

Trondit gjimnastja më e mirë në histori: U tërhoqa nga Tokyo për shkak të stresit dhe presionit

Është 24 vjeç dhe është gjimnastja më e mirë e të gjitha kohërave në SHBA. Për dike që e shikon nga jashtë, mendon sa e lumtur dhe sa e aftë është kjo vajzë por në fakt me Simone Biles ndodh ajo që ndodh shpesh me fituesit, presioni dhe stresi për të marrë gjithmonë më të mirën, medaljen e artë.

Sportistja amerikane është kampionia në fuqi në gjimnastikë në Lojërat Olimpike por i habiti të gjithë kur nuk mori pjesë dhe u largua nga garimi ekipor me SHBA-të. Ajo pësoi një dëmtim në këmbë gjatë kërcimit të kaluçit dhe pasi u konsultua me trajnerin, u largua nga salla. Më pas ajo u kthye disa minuta më vonë me këmbën e djathtë të lidhur me fasho dhe përqafoi gjimnastet e tjera të ekipit Grace McCallum, Sunisa Lee dhe Jordan Chiles, teksa garimi do të vazhdojë pa të dhe për SHBA-të do ta kenë të vështirë të mbrojnë titullin.

Gjithsesi lajmi më i rëndësishëm ishte tërheqja e Biles që u mendua për një dëmtim që në fakt është më shumë se kaq, është një problem madhor që ndeshen shumë sportistë të mëdhenj që janë në majë, stresi dhe presioni për të fituar për shkak të pritshmërive të mëdha.

Në rrjetin e saj në Instagram, pati një reagim të parë nga sportistja.

“Nuk ishte një ditë e lehtë ose më e mira ime, por e kalova. Ndonjëherë ndjehem vërtet sikur kam peshën e botës mbi supe. Unë e di që e largoj dhe e bëj të duket sikur presioni nuk më goditi, por dreqin, ndonjëherë është e vështirë: Lojërat Olimpike nuk janë shaka”.

Ndërkohë që zëdhënësi i ekipit amerikan, Carol Fabrizio tha se largimi i saj ishte për shkak të një dëmtimi, sërish kampionia olimpike reagoi duke hedhur dritë mbi gjithçka

“Nuk isha e dëmtuar, bëhet fjalë vetëm për një plagë të krenarisë time. Duhet të përqëndrohem në shëndetin tim mendor. Duhet të mbrojmë mendjen tone dhe trupin tone e të mos ndihemi të detyruar që të bëjmë atë që bota kërkon që ne të bëjmë”.

Një mesazh i fortë dhe apel që situata të tilla kur fiton jo gjithmonë të bëjnë të lumtur pasi presioni dhe stresi ashtu siç mund të jesh në majë, të rrëzojnë shumë poshtë.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu