Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuDossierMbreti Leka i mërzitur me dështimin e përpjekjes së grushtit të shtetit

Mbreti Leka i mërzitur me dështimin e përpjekjes së grushtit të shtetit

Nga Aurenc Bebja

“The Jerusalem Post” ka botuar, me 30 shtator 1982, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Leka Zogut I pas dështimit asokohe të një grusht shteti në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shqiptarët pengojnë përpjekjen e grusht shtetit të emigrantëve

Burimi : The Jerusalem Post, 30 shtator 1982, f.4

Johannesburg (UPI). – Mbreti në ekzil Leka i Shqipërisë është “jashtëzakonisht i mërzitur” në dështimin e përpjekjes së grusht shtetit të emigrantëve në fundjavë por nuk ishte “i përfshirë në mënyrë aktive” në të, tha dje gruaja e tij.

Mbretëresha Susan, e lindur në Australi, e cila u zhvendos me Mbretin në Johannesburg nga Zimbabve në 1980, i tha UPI-it se burri i saj i kishte folur të martën nga Parisi në lidhje me dështimin e grusht shtetit.

Forcat shqiptare të sigurisë thanë se “likuiduan” një grup të armatosur emigrantësh që zbarkuan në bregdetin e Adriatikut të shtunën në mbrëmje.

Mbreti Leka, 43 vjeç, ka thënë në disa raste gjatë 10 viteve të fundit se ai po përgatiste një grusht shteti të armatosur kundër regjimit të Tiranës. Ai tha në Zimbabve në 1979 se “kontrollon një depo të madhe armësh” në Madrid dhe “policia dhe ushtria e dinë gjithçka për këtë”.

Pas pavarësisë së Zimbabve, ai erdhi në Afrikën e Jugut dhe mbajti një profil (qëndrim) të ulët politik – pjesë e një marrëveshje leje qëndrimi me qeverinë e Afrikës së Jugut, thanë disa burime politike.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu