Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKronikëSherr mes të rinjve në Malësi të Madhe, plagoset me thikë i...

Sherr mes të rinjve në Malësi të Madhe, plagoset me thikë i mituri/ Detajet nga policia

Një konflikt mes dy të rinjsh në Koplik ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 21-vjeçari me iniciale Ç.S.

Mësohet se ai është konfliktuar me një 17-vjeçar me iniciale D.K. të cilin e ka goditur me thikë.

Fatmirësisht ky i fundit u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, i shtetasit Ç. S. 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës, shetasin D. K., 17 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Metrialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu