Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuRreth ShkodresE përndiqte dhe tentoi ta merrte me forcë, “Shqiponjat” prangosin 29 vjeçarin...

E përndiqte dhe tentoi ta merrte me forcë, “Shqiponjat” prangosin 29 vjeçarin në Shkodër: I rrahu dhe babain vajzës 23 vjeçe

Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër dhe akuzohet për disa vepra penale. Ditmir Juka ka rënë në prangat e Forcave Shqiponja pasi një vajzë 23 vjeçare ka bërë kallëzim penal për të.

Referuar njoftimit zyrtar, shtetasja U. Rr., 23 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, ka bërë kallëzim në Polici dhe ka thënë se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga Ditmir Juka. Sipas saj, i riu ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur, atë dhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Ditmir Juka, në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

Në përfundimi të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 29-vjeçarit dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. Ai akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”,“Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja“.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu