Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuBotaPolitikani italian vret me armë emigrantin pas konfliktit në lokal (EMRAT)

Politikani italian vret me armë emigrantin pas konfliktit në lokal (EMRAT)

Një anëtar i partisë së djathtë të Lidhjes Italiane, Massimo Adriatici do të qëndrojë në “arrest shtëpiak”, pasi akuzohet se vrau me armë një emigrant maroken pas një konfliktit në lokal.

Adriatici, një këshilltar i Lidhjes në qytetin verior të Voghera, vrau mbrëmjen e së martës, marokenin 39-vjeçar, teksa u grindën në lokal.

Viktima u indentifikua si Youns El Boussetaoui nga Maroku. Mediet lokale në Itali raportuan se konfflikti mes politikanit Adriatici dhe emigrantit maroken ndodhi mbrëmjen e së martës në një lokal në zonën e Voghera, ku edhe ndodhën të shtënat me armë zjarri.

Viktima e shtyu dhe hodhi në tokë Massimo-n, ndërsa ky i fundit tha se arma iu shkrep aksidentalisht.

“Viktima e një sulmi, ai u kundërpërgjigj dhe aksidentalisht shkrepi armën,” tha Salvini në një video të postuar në mediat sociale, duke shtuar se Adriatici ndoshta kishte vepruar në vetëmbrojtje, pasi El Boussetaoui mund të kishte një rekord penal.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu