Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuAktualitetBënin gara me makina luksi në Fier/ Buja e lajmit i kalon...

Bënin gara me makina luksi në Fier/ Buja e lajmit i kalon kufijtë e vendit, media zviceriane për shqiptarët e Kosovës: S’i kishin automjetet e tyre, njërin e pret shkarkimi, ishte me mjetin e punës

ZVICËR– Jehona e shpejtësisë ‘marramendëse’ të dy shqiptarëve të Kosovës, ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, ka arritur edhe në Zvicër, gjë e cila i ka penalizuar ata edhe në vendet e punës.

Shpejtësia prej 225km/h ka marrë edhe vëmendjen e mediave zviceriane, të cilat kanë theksuar se dy automjetet nuk ishin në pronësi të shtetasve nga Kosova dhe kjo gjë i ka kushtuar atyre humbjen e vendit të punës.

‘Lamborghini’ rezulton e marrë me qira në një kompani që jep makina luksoze me qira, ndërsa pronari i kompanisë nuk kishte dijeni për incidentin e regjistruar në Shqipëri. Ndërsa, makina ‘BMW’ rezulton në pronësi të një kompanie pastrimi , ku 36-vjeçari nga Kosova punonte. Pronari i kompanisë është shprehur për Blick se punonjësin tashmë e pret shkarkimi.

Të dy qytetaret e Kosoves u kapën dje në Vlorë, pasi u pikasën nga radarët e policisë në Bypass-in e Fierit, por nuk ndaluan, derisa u bllokuan nga policia në hyrje të qytetit bregdetar. Drejtuesi i “Lamborghinit”, një 40 vjeçar banues në Zvicër, u ndëshkua me 168 mijë lekë për tejkalim e garë shpejtësie, udhëtim pa targë dhe mos bindjen ndaj policisë. Ndërkohë, drejtuesi i “BMË, 36-vjeç, banues në Kosovë, u ndëshkua me 120 mijë lekë gjobë për Tejkalim dhe garë shpejtësie.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu