Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuAktualitetPo ndërtonte një “beach bar” pa leje në Velipojë, arrestohet biznesmeni

Po ndërtonte një “beach bar” pa leje në Velipojë, arrestohet biznesmeni

Policia e Shkodrës vijon kontrollet për lirimin e hapësirave publike përgjatë vijës bregdetare në Velipojë.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar pronarin e një objekti, përkatësisht shtetasin Selami Hoxha, pasi është kapur duke ndërtuar një beach bar pa leje.

Njoftimi i policisë:

Nga shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve për lirimin e hapësirave publike në bregdet, u arrestua në flagrancë shtetasi:

S. H. 55 vjeç banues në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtim toke”.

Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar në Pulaj Plazh, Velipojë, Shkodër, duke ndërtuar pa lejen përkatëse, një beach bar me konstrukt druri.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu