Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuSipas MonellesFushata atipike e Benet Becit në Shkodër pa t’shame e pa dasi

Fushata atipike e Benet Becit në Shkodër pa t’shame e pa dasi

Gjatë kësaj fushate dëgjuam e pamë plot. Po sidomos pamë për të disatën herë sa agresivitet, sa e pamëshirshme është bëra fushata në Shqipëri dhe për fatin e keq fushata shndërrohet në një muaj ankthi ku në vend të dominojnë programet, prevalojnë të shamet.

Një agresivitet që u pa me replika, statuse, apo deklarata para mikrodononëve.

Shkodra nuk është një qark i thjeshtë, as për PS kahmot, por as edhe për PD. Të dy forcat kanë lënë mjerushëm në harresë kryeqendrën e veriut, Shkodrën e cila edhe këtë herë do vendosë drejtimin. Të paktën është një nga qarqet që fundos ose ngre njërën palë.


Ndërkaq menaxheri i suksesshëm Benet Beci që ishte një surprizë në listat e PS, bëri një fushatë qytetare, por sidomos njerëzore. Nuk veshi kostumin e politikanit, as të agresivit, nuk ndau Ne dhe Ata, por njerëzishëm shkoi derë më derë, lagje më lagje, fshat më fshat dhe takoi shkodranët me të cilët e lidhin rrënjet e familjes, por edhe rrënjët e punës së bërë më herët si një nga lobistët më të mëdhenj të shumë investimeve në Shkodër.

Në Shkodër këtë herë Beci kërkon një mandat, për tu futur direkt aty ku merren vendimet, aty ku lobimi bëhet më i thjeshtë, në parlament dhe në qeveri pse jo.

Në këtë fushatë pamë e dëgjuam shumë, por koha është dhe duhet të punojë më shumë për figura që nuk polarizojnë e përçajnë.

Retorika e kandidatit të PS Benet Becit në Shkodër, në intervista dhe takime ishte Shkodra e historisë, artit, ekonomisë dhe e një jete më dinjitoze.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu