Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/OpinionBenet Beci/ Bëje mirë, bëje vet

Benet Beci/ Bëje mirë, bëje vet

Në një studim interesant akademiku Bahri Beci flet për dy dialektet gjuhësore të shqipes, “gegnishten dhe toskërishten”. Më tepër sesa ndarja dhe dallimet profesor Beci i mëshon historikut dhe bashkimit të dy dialekteve duke ngjyrosur lumin Shkumbin si vendi ku dallgët dialektore e fonetike vinë nga Veriu e nga Jugu duke u përqafuar me njëra-tjetrën…

Koinçidenca e bukur tashmë përsëritet edhe modestisht me pinjollin e profesorit të mderuar Bahri Beci. I biri i tij, Beneti, prej dy dekadash menaxhon sipërmarrje publike dhe përveçse ndonje përçarje të përçartë folklorike që ia mveshin pa të drejtë, më tepër bashkon sesa ndan. Zyrtar i disa qeverive të këtushme, shkodrani-tironc Benet, nuk militantizoi investimet strategjike gjatë kohës kur drejtonte Fondin e Zhvillimit por diti të lerë gjurmë veçanërisht në infrastrukturë duke filluar me rrugët rurale të Bregdetit të Jugut e deri lart në Tamarë të Vermoshit.

Nëse Partia Socialiste sot e zgjodhi të kandidojë në Shkodër, mos u avisni ti gjeni cene apo defekte për ta sulmuar. Është “malok” aqsa është “kryeqytetas”. Është intelektual aq sa edhe punëtor, i djathtë në mbledhje, i majtë në shpërndarje, agresiv në menaxhim paqësor në triumf.

Vullneti yt elektoral do vlerësojë pa ekuivok familjen Beci dhe kontributet at e bir, do vlerësojë qytetarinë shkodrane dhe jo vetëm, koloritin politik dhe gjurmët që la në zhvillimin lokal. Tani është rradha për gjurmën në parlament dhe qeverisje. Ndaj mos u bëj pishman kur të votosh të dielën Benet Becin. Beso te Beneti siç besuan të djathtë e të majtë!/Bledi Mane

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu