Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuSipas MonellesNga rilindje në ringritje/ Spoti "luftarak" i Ramës dhe përdorimi i Robert...

Nga rilindje në ringritje/ Spoti “luftarak” i Ramës dhe përdorimi i Robert Ndrenikës

Sapo pashë spotin publicitar të Edi Ramës.
Duke lënë mënjanë përdorimin si zhele këpucësh të Robert Ndrenikës, apo retorikën bajate të teatrit të ri, ajo që bie në sy gjatv gjithë këtij minutazhi, është tendenca e madhështisë nëpërmjet viktimizimit.
Ndoshta disa e kujtojnë spotin e famshëm me flamur që propaganda e Erdoganit shpërndau pas grushtit të shtetit katër vite më parë. Ringritja ishte thelbi i mesazhit.
Pikërisht në këtë frymë ishte bazuar teksti i zyrës së “Gebelsit” rilindas.
Demonstrim madhështie nëpërmjet viktimizimit.
I gjithë teksti ngjan sikur Shqipëria del nga një luftë e përgjakshme, pandaj ne duhet të mblidhemi dhe solidarizohemi me këtë burrë shteti për të ardhmen e vendit.
Nëpërmjet gojës së Robertit të përdorur, rilindja na kërkon ne, shqiptarëve, të vazhdojmë rrugëtimin së bashku me të. Sipas rilindjes, me gojën e Robertit, ne qenkemi në gjysmën e rrugëtimit tonë.
Plot pathos, Roberti na kujton se akti i dytë ende nuk ka ardhur dhe se e ardhmja jonë është plot shpresë, duke vijuar më tej me një pafundësi premtimesh të reja pas tetë vitesh mundësi të pafundme për të ndryshuar diçka në këtë vend.
Rilindja e cila pas tetë vitesh që rilindëm, po na kërkon të ringrihemi.
Me zërin e Robert Ndrenikës dhe fytyrën e Edi Ramës.
WTF.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu