Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/OpinionBenet Beci, një teknicien me përvojë menaxheriale që e duan të gjithë...

Benet Beci, një teknicien me përvojë menaxheriale që e duan të gjithë në skuadër…

Me shumë mundësi nuk e ka patur të lehtë. Të jesh djali i një personazhi të mirënjohur, në një vend të vogël si Shqipëria, nuk është aspak e lehtë. Rreziku më i madh është të rritesh, formohesh e maturohesh nën hijen e një babai të mirënjohur si Bahri Beci.

Pas kësaj, duhet të ketë qenë e vështirë “të mbash mbi supe” edhe mbiemrin. Ai “Beci” në Shkodër, nuk është i njohur vetëm nga akademiku Bahri. Fisi i madh ka nxjerrë vertetë mjaft emra e ne do të veçonim doktorin Astrit Beci. Përveç aftësive të njohura në profesionin e mjekut, Astriti ka treguar profesionalizëm dhe moral qytetar edhe në administrimin e publikes, që nga Shkodra në Tiranë.

Për shkak të pozicioneve të rëndësishme publike, duket se sot Beneti i ka “eklipsuar” të gjithë “Becët”, edhe babain, edhe kushëririn. Prej vitesh tashmë, është në fokusin e mediat, opinionit publik e natyrisht, politikës.

Sot 56 vjeçar, në kulmin e aftësive profesionale, Benet Beci ka krijuar profilin e një teknicieni. Ai ka një veçori, e cila konstatohet lehtë, edhe me një “kërkim” në botën e internetit. Kritikohet, po të doni edhe sulmohet, nga opozitat e këtij vendi, të paktën nga 2006 e këtej. Por kur opozita bëhet pozitë duke ardhur në pushtet, e zgjedh si administrator të publikes.

Në 35 vitet e tij të punës, Benet Beci ka mbuluar mjaft pozicione. Sigurisht, më të rëndësishmet janë admininistrimi i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si drejtor ekzekutiv dhe KESH si administrator ligjor. Kjo ka sjellë vendosjen, kuptohet pa dëshirën e tij, në syrin e “ciklonit” politik në vend.

Prej diçka më shumë se dy viteve, Beci është emëruar në krye të KESH sh.a. Gradualisht, gjigandi shtetëror i energjitikës, ka nisur të zbulojë atë që shkurt quhet “përgjegjësia sociale e korporatës”. Një sërë investivesh e projektesh kanë nisur të shpalosen e të realizohen. Ato janë të prezantuara e të njohura gjërësisht tashmë nga komuniteti.

Sot, Benet Beci është rikthyer në Shkodrën e rrënjëve të tij për ta përfaqësuar. Nuk e ka kërkuar por me shumë gjasa, ia kanë kërkuar të bëhet pjesë e një ekipi politik. Besojmë jo aq shumë për bindjet politike individuale se sa për aftësitë e treguara në administrim si teknicien. Një kapitull i ri i përfaqësimit të qytetit të të parëve në parlament. Edhe për ti shtuar vlera të reja mbiemrit “të rëndë” që mban mbi supe. /ShkodraWeb Media/

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu