Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/Opinion“Hiqi brekët, Grida!”

“Hiqi brekët, Grida!”

Te ‘Refleksionet’, ose te një nga numrat e parë të ‘Përpjekjes’ së Fatos Lubonjës (një revistë modeluar mbi ‘Përpjekjen shqiptare’ të Branko Merxhanit, Edi Rama, asokohe intelektual publik, na shërben një episod nga fëminia.

‘Hiqi brekët, Ina!’ ishte refreni që, ai dhe shokët, shkërbenin gjatë ëndërrimeve të para erotike në atë Tiranë të viteve gri komuniste, ku kishte më shumë paranojë se eros.

Ky nen në korpusin e ligjeve të shtendosjes seksuale mund të jetë ndeshja e parë e publikut me një Ramë transgresiv. Më vonë e kemi para atë të shkëmbejë puthje në buzë me një show girl të famshme. Më pas ende, syve tanë u ka parakaluar vetima e një nudoje. Sërish ai dhe sërish një grua. Kësaj here një ‘Inë’ me brekë të hequra, jo në imagjinatë por në tërmëndje.

Derikur Rama vendosi ‘të heqë brekët’ e Gridës, një malene politike në një stinë mbushur plot me mujëhalilë fushatash. Edi i publicistikës, tashmë kalorës i vrerosur i politikës, hoqi një palë brekë të tjera, pasi kish nderë në telin e deklaratave publike atë frazën e ngjeshur në tendencë, por të gjerë në parafytyrime dhe në tekstil Berati, mbushur me brekë të Violeta Manushit të ndjerë.

Duhet thënë, për kronikë më shumë se për histori, se Grida e ndjell, me pavetëdijën e një esprit sexuel, këtë vlagë që burrat shqiptarë, u veshin syve kur u del përpara manarja mesdhetare mbrujtur me ullinj, këna, paragjykime dhe një edipkompleks që fërgëllon mes shalëve.

Sidoqoftë, jo Grida na ka mbledhur këtu, por Edi. Jo artisti transgresiv i nëntëdhjetës, por kryeministri i dy dekadave më vonë, që në vend të penës ka ngjeshur jataganin e politikës.

Mikrofoni fallik që ai vendos në gojë të grave të politikës, apo demin që u bulëret grave të fshatit, apo shejtanin në bark që ua fut grave të kabinetit, apo brekët në qafën e piarit permanent, janë shenja të kalimit të tij në politikë. Më shumë se kaq, janë abuzimet që shpina jonë shoqërore mban, si një kafshë barre e cila nuk bën dot pa samarin.

Shoqëria e burrave nuk bëzan sepse, duke abuzuar Gridën, Rama po kryen për ta atë transgresion seksual që ju mungon, dhe ndoshta i mundon, me gruan në fjalë. Shoqëria e grave nuk pipëtin sepse Edi i shtie në xhelozi, ashtu si dhe burrat e tyre, që në publicistikën e shtratit, nuk e shkruajnë, por e mendojnë, ‘hiqi brekët Grida!’.

Shtojzopiçkat e organizatave të grave, dhe ato të ekranit, nuk e kryejnë ndërkryerjen e zakonshme ojq-iste, sepse Grida është pjesë e frontit të grave, por jo e kuotave të granteve. Ajo nuk është lënda e tyre, e shtypura, e rrahura, e varfra. Ajo është një viktimë luksi, siç janë edhe ato vetë. Dhe këtu ato ndahen me të.

Gurë nuk kanë për t’i hedhur, por mund ta vrasin me heshtje. Dhe do thonë pastaj: heshtje si ajo e delinave, irisëve, rudinave, alketave dhe ave edëve! të tjera të Bllokut dhe Ambasadave.

Sepse çdo turpërim publik i individit duhet të skuqë edhe shoqërinë. Nëse ekziston e tilla.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu