Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuSipas MonellesNje fushate me lidhje okulte dhe emra te rekomanduar / PS Shkoder,...

Nje fushate me lidhje okulte dhe emra te rekomanduar / PS Shkoder, selia rozë në një situatë gri.

8 Marsi zhveshi edhe atë pak “entuziazëm” në degën e Partisë Socialiste të Shkodrës. Ardhja e Beqes me qëllimin për të ngritur rrënojën që Bushati la pas, u çbë me një të rënë të lapsit të kryeministrit Rama. 

Çfarë ndodhi me 8 Mars? Si dhe kush e solli numrin 1 të listës së deputetëve të Partisë Socialiste të Shkodrës, ku socialistët në fakt janë më pak se gishtat e njërës dorë?

Para se të merrni një përgjigje për këtë, ndoshta duhet të kthehemi disa muaj pas.

Gjendja në Partinë Socialiste të Shkodrës nuk ishte të themi në ditët e saj më të mira. Me shkarkimin e Mond Eminit PS Shkodër ngeli pa kryetar partie, aktualisht dhe sot që flasim. Ftohja e Ramës me Ditmir Bushatin zbehu ndikimin e socialistëve shkodranë në vendimmarrje dhe punësime. Shto këtu dhe faktin që mes deputetëve socialistë të Shkodrës nuk kishte fare harmoni. Bushati me Mesin thuajse nuk flisnin fare. Sterkaj përveç pushtetit që kryeministri Rama i kishte dhënë, rehabilitoi marrëdhëniet me Tom Doshin, duke u bërë një dyshe e pathyeshme. Në këtë vorbull i vetmi i papërfshirë por dhe më pa përkrahje ishte Luan Harusha, që edhe pse kishte votuesit e tij dhe mbështetjen e socialistëve veçanërisht në NënShkodër e MbiShkodër, nuk kishte hapësirën dhe as tagrin të ndryshonte situatën për mirë.

Rama ngriu e shkarkoi disa herë strukturat në Shkodër edhe pse rezultati në 2017 ishte më i miri për socialistët e këtij qarku dhe me largimin përfundimtar të Bushatit si drejtues politik dhe rikthimin e Beqes, mendoi që kthesa nuk do vononte të vinte. 

Ilir Beqaj nuk ishte i panjohur me socialistët shkodranë, por nuk priste të gjente atë degjenerim total në forumet drejtuese. E megjithatë ju përvesh punës, të ndërtonte në një kohë të shkurtër themelet e një strukture të gatshme për të përballuar PD-në në zgjedhjet për deputetë, në shuarjen disi të pakënaqësive të socialistëve shkodranë dhe forcimit të opozitës karshi bashkisë dhe kryetares së vetme demokrate Voltana Ademit. Kjo e fundit edhe pse jashtë mandati, ushtronte e pa shqetësuar të gjitha funksionet, me një këshill bashkiak që nuk ja bënte dysh dhe me drejtori që nuk e sulmonin në asnjë drejtim.

Ndërkohë Beqja filloi të ideonte ekipin e ardhshëm të deputetëve, me takime të shumta me faktorë të rinj e të vjetër, të majtë e të djathtë që do përmbushnin zotimin e tij ndaj Ramës, për të ruajtur 4 mandatet e Partisë Socialiste në Shkodër. 

Kështu u afrua Majlinda Angoni aktiviste në shoqërinë civile, pjesë e botës së biznesit në Shkodër, me lidhje të pëlqyeshme në qendër, e cila para se të hidhte hapin drejt kandidimit, për t’u njohur dhe promovuar u emërua Prefekte.

Harushës nga ana tjetër i ishte dhënë ok të vazhdonte punën me zonat e tij tradicionale, për të rikonfirmuar mandatin e tij me vendin e katërt në renditjen e kandidatëve. 

Paulini herë pranonte, herë hezitonte rikandidimin për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Por zona e tij nuk prekej dhe në rast largimi, ekskluziviteti për zgjedhjen e zëvendësuesit i takonte vetëm atij.

Gjithçka deri këtu dukej e qartë, derisa në skenë do shfaqej një emër i ri. Tom Doshi, duke patur marrëdhënie të qëndrueshme me Ramën, hodhi në tavolinë emrin e Benet Becit, i cili përveç aktivitetit të tij në vite si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit por dhe Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, mund të merrte vota nga krahu tjetër politik, si i djathtë që vetëquhej pa droje në tavolina të ngushta.

Këtu nisin skemat, ku Beqaj për të mos dekurajuar Luan Harushën dhe i bindur që do ishte i pari në listë, mendoi që përmes votave personale që me të drejtë Harusha i kishte, do zbythte Benet Becin.

Dhe kur synon t’i bësh gropën tjetrit, bie vetë brenda. Rama me ambicien për të marrë me patjetër edhe një mandat qeveritar, vendosi drejtuesit politikë përfshi edhe veten në vijën e zjarrit. Asnjë i pari në listë, por në luftë për çdo gjë, ose asgjë. Duke qenë buzë greminës, prezenca e Luan Harushës në listë ishte shqetësuese për Ilir Beqen, ndaj shfrytëzoi presionet e ndërkombëtarëve, që kandidatët nuk duhej të ishin të përfolur për lidhje të papërshtatshme dhe e la jashtë. 

Rama si i pamëshirshëm që është, veçanërisht ndaj të tilla figurave mosmirënjohëse dhe thellësisht pragmatiste që i përngjajnë karakterit të tij (nuk do konkurentë në këtë fushë), ia bëri edhe më të vështirë pozicionin Ilirit, duke vënë në krye të listës një emër thuajse të panjohur, një vajzë e cila pavarësisht tarafit që mund të ketë në Shkodër, nga socialistët dhe jo vetëm, nuk njihej fare.

Pse themi se Rama nuk do konkurentë në karakterin e tij??!! 

Mosmirënjohja e Ramës është e njohur. Nga miqtë dhe përkrahësit e kohës si kryebashkiak dhe kryetar opozite nuk ka ngelur thuajse asnjë, përveç atyre që nuk guxojnë ta kundërshtojnë.

Me tezën e mosmirënjohjes ai largoi edhe Senida Mesin. 

“Kur ti më ke sharë Ditmir Bushatin, prej të cilit të kam njohur dhe je këtu, unë çfarë nuk pres nga ty”, mësohet t’i ketë thënë ish zëvendëskryeministres në momentin kur i ka komunikuar që nuk do rikandidonte.

Edhe largimin e Luan Harushës, Rama e pranoi në heshtje, pavarësisht se herën e fundit që ishte në Shkodër gjatë përmbytjeve, sipas burimeve tona ai mësohet të ketë thënë që ai është deputet me vota personale e si i tillë nuk duhej nënvlerësuar.

Tashmë Iliri jo vetëm që s’mund tja fusë Benet Becit, por rrezikon që Frrok Gjini t’ja bëjë gjëmën, sepse kunati i Nardit ka ardhur me mision për të marrë vota të majta e të djathta, sidomos në shenjë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës që shkeli marrëveshjen me kreun e demokristianëve.

Loja është bërë e rëndë në kampin socialist në Shkodër, ku socialistët e gjorë për të disatën herë janë para disa kandidaturave me zero kontribut. Të vetmit socialistë janë Pal Peraj ish kryetari i partisë në Fushë Arrëz dhe Paulin Sterkaj (ku edhe ky është hedhur në krahët e PD-së sa herë ka dashur).

Në fillim të këtij shkrimi ngritëm pyetjen se si dhe kush e solli emrin e Edona Bilalit në krye të listës në Shkodër. Burime te besueshme thone per Monella.al, që zonjusha Bilali është investim afatgjatë i Alban Zusit, një shkodran i lindur në Lezhë, me lidhje të forta politike tek e majta dhe e djathta, ish drejtor i Hotel Dajti me të djathtën, apo zëvendësministër bujqësie në qeverisjen Rama. Zusi prej vitesh e konsideron Edona Bilalin, si njeriun më të besuar. Madje në momentin kur Zusi u bë zëvëndës ministër bujqësie, shkodranes së re dhe pa shumë eksperiencë, iu dhanë çelësat e administrimit të AZ Consulting, kompanisë në të cilën ai ishte investuar prej vitesh. Edhe suksesi në start up-e i shkodranes ambicioze i dedikohet dashamirësisë së Zusit, që lidhjet me Ministrinë e Bujqësisë i mbajti të forta edhe pas largimit nga ekzekutivi. Pavarësisht profesionalizmit të shkodranes së re në moshë, hyrja e saj në politikë nuk vjen nga hiçi, por me mbështetjen e një prej emrave më me ndikim si në biznes ashtu dhe rrethin e lartë politik. 32 vjeçarja anipse deklaroi që telefonata e Ramës ishte surprizë, nuk hyn në garë nga hiçi por me një rekomandues i cili  si biznesmen që është, pret ti kthehet investimi mbrapsht; me vlerë të shumëfishuar. Realisht Bilali ka ardhur me misionin që jo vetëm të mbledhë mjaftueshëm vota për tu konfirmuar politikisht, por edhe falë mbështetjes që gëzon, të zërë një vend të vlerësuar në ekzekutiv sikurse Benet Beci, duke përsëritur periudhën Mesi-Bushati në qeverinë e pas zgjedhjeve dhe t’u shërbejë atyre që e rritën profesionalisht e tashmë edhe politikisht.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu