Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/OpinionDiktati i ligjit dhe liria e zgjedhjes/ "Dhurata" e pazakontë e Zvicrës...

Diktati i ligjit dhe liria e zgjedhjes/ “Dhurata” e pazakontë e Zvicrës ndaj grave muslimane për 8 Marsin

Ditën e dielë, me datën 7 mars, Zvicra ndërmorri një vendim i cili po plagos thellë integritetin e popullsisë myslimane një herë e mirë.

Një legjislacion i ri i lançuar nga krahu i djathtë i shtetit, Komiteti Egerkingen, u soll në votim me iniciativë të popullit me qëllim ndalimin e mbulesave burka dhe niqab, karakteristike të besimtarëve të fesë islame. Rikujtojmë se po ky komitet hodhi propozimin në vitin 2009 që të ndalohej ndërtimi I minareve të reja në shtet, edhe pse fatmirësisht nuk rezultoi të aprovohej dhe vihej në veprim.

Duket sikur fakti që vetëm 5% e popullsisë zvicerane është e besimit islam po shfrytëzohet si një arsye e shëmtuar për të vënë në rrezik një të drejtë kryesore e njeriut siç është ajo e shprehjes dhe e fesë, duke marrë parasysh faktin se nuk sheh as 30 gra gjithsej në rrugët e Zvicrës me mbulesa të plota të fytyrës.

Votimi rezultoi në 51,2% votave pro propozimit, duke mbështetur parulla të tipit “njerëzit e lirë tregojnë fytyrën” dhe se “burka dhe niqabi nuk janë rroba normale”, por simbolizojnë shtypjen e grave.

Këtu ngrihen dy paradokse shumë të qarta.

Së pari, që kushti dhe ilustrimi i lirisë tonë është se sa shumë lëkurë duhet të shfaqim në publik. Sa qëndron një ide e tillë në momentin që I gjithë globi ka gjysmën e fytyrës të mbuluar nga maskat si pasojë e pandemisë? A duhet ti themi atyre se njerëzit e lirë tregojnë të gjithë fytyrën?

Së dyti, tingëllon shumë hipokrite të flasim në lidhje me shtypjen dhe presionin ndaj grave në momentin që ti nuk I lejon ato të vishen siç duan. Ç’ndryshim ka ky vendim nga ai i Amerikës gjatë Luftës së Dytë botërore në vitin ’42 ku gratë nuk lejoheshin të vishnin funde apo fustane që ishin më lartë se sa 40 cm nga dyshemeja. Apo nga ai I vitit 1890 në Angli ku gratë duhej të mbulonin të gjithë trupin në publik, përfshirë dhe qafën dhe kyçet e këmbës. Pra sipas Zvicrës nuk është kufizim I njëjtë I lirive të njeriut si ti vendosësh se sa të vishen e si ti vendosësh se sa të zhvishen, sepse “njerzit e lirë tregojnë fytyrën”.

Njerëzit nuk janë të lirë për sa kohë që një copë rrobe përkufizon të gjitha të drejtat e tyre dhe i validon ata si terroristë dhe I kushton me qindra tregime me gisht nga të tjerët. Njerëzit nuk janë të lirë për sa kohë që figura e tyre përdoret në postera anti-terrorizmi, me vetulla të ngrysura dhe pamje armiqësore.

Në të vërtetë njerëzit e lirë janë të lirë të shprehin veten, besimet dhe idealet e tyre nëpërmjet çdo mënyre të pranueshme që ekziston, përfshirë dhe veshjen, në të vërtetë njerëzit e lirë nuk ndihen të frikësuar të veshin diçka të caktuar se marrin shikime të shtrembërta kur dalin në rrugë dhe në të vërtetë njerëzit e lirë nuk shqetësohen se si duhet të vishen në mëngjes pasi shteti I ka publikuar listën e zezë të veshjeve.

Edhe pse jetojmë në shekullin XXI, në raste të tilla duket sikur kthehemi pas në kohë, duke riformuluar qëndrime arkaike, dhe nuk arrijmë të kuptojmë se liria jeton tek gjithësecili në mënyrat e saj unike dhe diverse, dhe jo në vendime unfikuese që kufizojnë padrejtësisht komunitete të caktuara.

Është e rëndësishmë që të mbajmë në mendje pyetjen: “A ka akoma vend në vitin 2021 për stereotipizim?”

Arsa Lekaj

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu