Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuSipas MonellesMë e rëndë pandemia botërore, apo pandemia “sociale”?

Më e rëndë pandemia botërore, apo pandemia “sociale”?

Dëshira për t’u larguar nga Shqipëria, si duket nuk zbehet as pasi gjithë bota përjeton një krisje shëndetsore dhe ekonomike. Me apo pa arsye, rreth 6600 aplikime dhe riaplikime për t’u larguar nga Shqipëria, kanë bërë kështu që shteti ynë të rënditet si vendi i dytë, pas Sirisë, për “braktisje” të vendit. Ndryshe nga Siria që largohen për shkak të luftës, shqiptarët si duket kanë një tjetër luftë.

Situata në të cilën gjendemi, është rënduar tmerrësisht shumë, pasi prek në mënyrë direkte jetën e të gjithëve ne, qoftë ekonomike, qoftë edhe shëndetsore. Në këtë mënyrë, ndoshta, 6600 aplikime janë bërë me mendimin se gjithçka mund të rregullohet dhe gjendja ekonomike mund të përmirësohet.

Masat e marra botërisht, me apo pa të drejtë kanë ndikuar duke na kufizuar shumë nga të drejtat tona të pacenueshme, si p.sh., të takojmë familjarët tanë, të udhëtojmë, të kërcejmë, të dalim të qajmë një hall pas orës 8 të darkës, të përqafohemi dhe të duhemi pa maska. Pra, shumica prej nesh po përjeton makthin e vërtetë, të jetosh pa “oksigjen” edhe kur nuk je i infektuar nga pandemia botërore. Kjo quhet pandemia “sociale”. Ajo që as pajisjet mjekësore nuk e shërojnë dot, as maska nuk e parandalon, qofte edhe 1 metër distancë nuk e bën probabilitetin më të vogël për t’u infektuar.

A është largimi një “maskë” për të mos u infektuar nga pandemia “sociale”?
Gjithsecili prej nesh, është gjendur dhe gjendet çdo ditë me idetë në kokë që duhet të largohet. Mjekësia është mijëra vite drite larg nga ne, arsimimi, siguria, harmonia dhe ekonomia gjithashtu. Ndoshta, andej oksigjeni nuk rrallohet, qoftë edhe nëpër azile.
Një përgjigje pozitive, mbase, të rikthen shpresën e të jetuarit për së dyti herë, qoftë edhe me maskë. Një riaplikim, mbase ua risjell shpresën për një jetë më të mirë për fëmijët, prindërit vetën e tyre.

Më e rëndë se pandemia botërore, qënkësh një pandemi “sociale”, që të thërrmokërrka mushkëritë dhe të zbehkërrka dëshirën për të përqafuar qoftë çdo darkë familjarët e tu. Një pandemi “sociale” të vriskërrka ngadalë, si një karrige elektrike, që shpeshherë e ndalon me shpresën se do bëhet më mirë, por ndizet vetë, gradualisht ai nëpër filmat aksion-horror-thriller që na kanë kapur sytë.

Një pandemi “sociale” që nuk po i gjendet as “vaksina”. Azili, ndoshta? Të rrokësh valixhet me apo familjen, të shtrihesh në krevate-barrela, të nisësh një jetë që kushedi, do përbuzësh gjithe jetën si një azilant, duke larë e fshirë haletë e botës.
Një pandemi “sociale”, që i vriskërrka prindërit tanë, apo gjyshërit tanë nga malli dhe mërzia, meraku dhe trishtimi.
Një pandemi “sociale” që as i gjati e as i shkurtëri nuk e përjetojnë, duke u bërë empatikë, sadopak, me ata 6600 aplikues.

Valixhet në dorë, për një jetë më të mirë. Valixhe të mbushura me përqafime disa minutëshe, për të kërkuar një tjetër jetë, me më pak pandemi “sociale”. Më rënde sesa pandemia botërore, për shqiptarët na qënkësh ajo “sociale”, që nuk e kemi ndjerë, por më shumë e kemi parë, ne çdo dekadë, kushdo ka qënë lideri suprem me premtime supreme të mbetura në sirtare druri, që askush nuk guxon qoftë edhe ta hape për ajrosje.

Monella.al

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu