Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/OpinionLista anti-Jozefinë e PD – Shkodër, dhe nevoja (e panevojshme) e përdorjes...

Lista anti-Jozefinë e PD – Shkodër, dhe nevoja (e panevojshme) e përdorjes së katolikëve kundër saj

Partia Demokratike ka listuar në Shkodër plot katër katolikë në gjashtëshen e parë. Për dikë që e njeh realitetin politik, këta të gjashtë me shumë gjasa do të jenë të gjithë deputetë, përfaqësues të Shkodrës në parlamentin e ardhshëm.

Kjo zgjedhje, që në pamje të parë duket krejt e rastësishme, në të vërtetë duket se ka nga pas një plan të mirëmenduar të Lulzim Bashës, për të neutralizuar Jozefina Topallin. Nëse do flasim me gjuhen e futbollit, Basha e ka markuar atë me plot 4 mbrojtës, duke përdorur një katolike Shkodre, nga dera e Koliqve, një tjetër katolike të cilen e ka rritur vetë si fizikisht ashtu edhe politikisht, një katolik super influent në zonën e nën – Shkodrës dhe një tjetër në Malësinë e Madhe.

Nga ky markim katërsh, Basha ka menduar ta turpërojë zonjën Topalli duke i mbyllur çdo shteg të mundshëm për të shënuar.

Por a është kjo një lëvizje e zgjuar e kreut të Partisë Demokratike? Nëse do të ishte një lëvizje krejt normale në përzgjedhje emrash dhe kontributesh, kjo padyshim do të ishte një lëvizje për tu përgëzuar, pasi për herë të parë PD e Shkodrës nuk do të bazohej në kalkulime idiote fetare, por në kontribute reale. Kjo do të përbënte një revolucion në një qytet i cili ka një kujtim tashmë të largët në kohë por jo në koncept, sesi PD humbi zgjedhjet lokale të 1996 sepse dikush djallëzisht përdori orientimin fetar.

Por sot, me gjasë, kjo strategji e Bashës ka një qëllim krejt tjetër, ngritjen e një muri ndaj Jozefina Topallit, duke e përballur ngado me katolikët. A do ti funksionojë? Mbetet të presim. Ajo që mund të thuhet me saktësi, është, që treni i fundit i Lulëzim Bashës po vjen. Nëse nuk e kap, bileta e tij është e parimborsueshme. Të paktën nëse në PD ka mbetur ndopak gjak.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu