Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/OpinionPD - Shkodër, një bastion në epokën e thuprës

PD – Shkodër, një bastion në epokën e thuprës

Askush nuk e vë në dyshim. Në Shkodër Partia Demokratike ka bastionin më të konsoliduar të saj. Në 30 vite jetë, kjo forcë politike ka patur historikisht mbështetjen e një qyteti I cili ka një qasje gati agresive ndaj të majtës, si asaj tradicionale e si asaj të moderuar.

Në nisjen e aktivitetit politik, PD e fokusoi punën e saj në Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me ish-të persekutuarit, një pjesë e të cilëve sapo ishin liruar nga burgjet e diktaturës.

Lindja e lidershipit

Shumë shpejt PD e Shkodrës u kthye në një nga degët më të rëndësishme të kësaj force, ndërkohë që pas ngjarjes së 2 Prillit e cila ndryshoi historinë e Shqipërisë, ajo u bë një lloj miti me të cilën çdo shqiptar I djathtë do donte të kishte të bënte. Asokohe, PD njehsohej me Shkodrën, Timishoharën e rrëzimit të sistemit.

Ardhja për herë të parë në pushtet e PD-së, solli edhe krijimin e lidershipit të parë real të kësaj force, e cila tashmë “mbretëronte” në qytetin më të madh të veriut.

Emra të njohur por edhe jo aq, nisën të shfaqen në krye të tryezave, fillimisht me pasigurinë e fillestarit në politikë, e më pas gradualisht dike marrë aq sa mundnin, stof lideri politik.

Trekëndësh drejtues

Nëse do të flisnim për emra të përvetshëm, tre ishin personat të cilët në fillim të viteve ’90 mbanin peshën politike në Shkodër. Doktor Ali Spahija, Pjetër Arbnori dhe Ali Kazazi. Një trekëndësh politik që shumë shpejt do të imponohej në politikën lokale të qytetit. Të pa mësuar me kulisat politike, por me intuinë të lindur, secili prej tyre, nisi të kërkonte terren të pashkelur në të gjithë rajonin e Shkodrës.

Ali Spahija ishte një person tepër inteligjent. Ai dinte të kalkulonte, dinte të rekrutonte, dinte të toleronte ku ishte nevoja. Loja e tij politike në Shkodër, ngjante shumë me lojën e shahut. Jep diçka për të marrë diçka më të madhe. Kishte padyshim autoritet lideri dhe ndjekësit e tij ishin kryesisht persona me një dozë të lartë intelekti.

Pjetër Arbnori, ishte jo vetëm Mandela I Shqipërisë që ngjallte respekt kudo që shkonte, por edhe një figurë me intelekt dhe integritet që tërhiqte pas vetes një numër të madh mbështetësish. Në pamje të parë kishte mungesë karizme, por në biseda me njerëz, Pjetër Arbnori dinte se si të bëntë për vete këdo.

Ali Kazazi ishte një lloj kalkulatori perfekt. Luante mirë, luante për vete, luante fort. Pinjolli Jup Kazazit, njëlloj si paraardhësi I tij, krijoi influencë në zonat përreth Shkodrës. Edhe pse jo me inteligjencën e dy të parëve, Kazazi ishte gjithmonë një pol I tretë, aspak I papërfillshëm dhe shumë I rëndësishëm në vendimarrje.

Era e Jozefina Topallit

Viti 1996, solli në politikën shkodrane, një “yll” në ngritje. Jozefina Topalli, do të hynte vërtetë me rekomandim, por rekomandim I shërbeu asaj vetëm për prezantimin e parë. Më pas ishte e gjitha punë për të. Në më pak se një vit nga hyrja e saj në parlament erdhën trazirat e vitit 1997. Megjithë periudhën aspak normale, Jozefina Topalli do të ndërmerrte një aksion të papreçedentë politik, duke vënë nën këmbët e saj degën e Partisë Demokratike të Shkodrës. Ajo ishte e para (dhe e vetmja deri tani), që arriti të kontrollonte thuajse 100 % forcën më të madhe politike të rajonit të Shkodrës. Një për një, të gjithë kundërshtarët brenda partisë, u ulën ti puthnin dorën “boses” së re, njëlloj si në Padrino-n e F. F. Coppola.

I mbetur I vetëm, I dëshpëruar dhe pa shumë shpresë, në zgjedhjet e 2005, Pjetër Arbnori u “degdis” në Malësinë e Madhe ku u dha si mish për qentë në një zonë ku nuk kishte influencë dhe autoritet. (Strukturat I kishte të ngritura në Vaun e Dejës). Humbi përballë Paulin Sterkajt duke u pensionuar politikisht. Vdiq një vit më vonë. Në atë periudhë të vështirë, të gjithë ata “steka të vjetra” të PD që sot I kanë shpallur luftë Jozefinës, zgërdhiheshin krah saj për kapitullimin politik të pengesës së fundit të “Zonjës së Hekurt”. Pjesa tjetër, ishte një autostradë pa pengesa për të, në dominimin absolut të Shkodrës.

Diçka bëri mirë

Sidoqoftë Jozefina Topalli, ka një meritë në të gjithë këtë histori. Bashkoi me hir apo me pahir të gjithë faktorët në PD. Për herë të parë nën drejtimin e saj, PD kishte një kokë në Shkodër. Pretendimet para dhe pas zgjedhore, mbeteshin pretendime edhe nëse nuk realizoheshin. Askush nuk guxonte të krijonte fraksione apo të hapte luftë në prag fushatash. Jo më kot quhej “zonja e hekurt”. Ky epitet është padyshim më I duhuri për të, pavarësisht se nuk ka asnjë të krahasuar me zonjën Thatcher, nga ku u huazua.

Pas rënies së “kokës” së Jozefina Topallit, pas një beteje politike të pakompromis me Bashën, të parët që iu kundërvunë nuk ishin ata zëra të zbehtë kundër, por ata që të parët I kishin puthu dorën “kumbarës”.

Por ky ishte problem më I vogël. Fundja ishte një problem personal. Problemi I madh do të vinte më vonë.

Kush do ta menaxhonte Shkodrën?

Post Jozefina

Shenjat e “qametit” nisën shpejt të ndjehen. Fraksionet u pozicionuan dhe llogoret fillestare u bënë mure të larta. Të gjithë donin të drejtonin PD e Shkodrës. Koordinatorët shkonin e vinin, nderkohë që liderat e rinj nuk donin të dinin për asgjë. Për ta PD duhej të ishte e tyre. Për çdo palë zgjedhje duhej të shpallej armëpushim, I urdhëruar nga Tirana, në mënyrë që të punonin një muaj së bashku. Më pas riniste avazi I luftës brenda llojit. Një situatë tragji-komike që vijon edhe sot e kësaj dite.

Grotesku

Grupimet e PD Shkodër ngjajnë gjithnjë e më shumë me ato luftërat në Udhëtimet e Guliverit, ku dy mbretëri përplaseshin për “takat e larta” dhe “takat e ulëta”.

Pretendentët për fronin drejtues të Shkodrës, kërkojnë “halën n’përpeq” për të mos punuar me të tjerët.

Më herët këta kanë kërkuar protagonizmin e dhunshëm, por me rëzultat qesharak.

Jo larg në kohë njëri ndërsente 10 bashibozhukë në xhama dhe djegie shkollash, dhe duke bërë ndonjë ditë burg për “mendtë e kresë”, mendonte se vendi në politikë shkon me trashëgimi. Një tjetër që kërkonte aleanca duke u hallakatur pa bosht, mendonnte se me “tokë babe”, mund të bëhej “gruaja e hekurt 2”.

Epoka e thuprës

E bukura e kësaj historie është se, kur koordinator vinte Muli I çeliktë, I vuri në rresht me thupër nga njëshi tek dhjeta. Erdhi pastaj Gazi I LGBT-së dhe prapë në rresht prej thuprës që I dha Basha. “Po Gazi, jo Gazi”, të gjithë “rebelët” e sotëm.

Së fundmi vjen koordinator një shkodran. “Rebelët” direkt gati për luftë. Sikur nuk ishin të njëjtët e thuprës së Mulit. Muzikë e përsëritur me aktorë démodé. Të presim finalen. Ndoshta një shtrirje dore nuk funksionon. Fundja thupra ka dalë nga xhehneti.

 

 

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu