Ndiq instiktin, ndiq Monellen!

KreuKoment/OpinionPërmbytjet në Shkodër dhe hakmarrja primitive e një kryeministri

Përmbytjet në Shkodër dhe hakmarrja primitive e një kryeministri

Edi Rama gjeti një formë origjinale për ti bërë sot karshillëk Shkodrës së mbytur në ujë. Kryeministri zgjodhi Korçën e Niko Peleshit për të zhvilluar një takim politik, në mes të një krize përmbytjesh që ka përfshirë zonën e nënShkodrës. Asnjëherë në këto 30 – vite qeverish pluraliste, nuk kishim parë dhe dëgjuar një hakmarrje të tillë primitive ndaj një qyteti. Një karshillëk kryeministror, jo vetëm ndaj autoriteteve lokale, por edhe ndaj vetë banorëve nën ujë prej gati një jave. Përbuzje dhe karshillëk që vjen nga i njëjti person i cili një dekadë më parë, na u shfaq i pikëlluar duke i qarë hallet miletit nga varka e Tomës. Atëherë ishte një Edi Ramë që donte të vinte më çdo kusht në pushtet dhe tre vite më pas, vërtetë e realizoi ëndrrën duke u bërë kryeministër i shqiptarëve, por mesa duket asnjëherë i shkodranëve. Këtë përçmim, mesa duket nuk ka fal asnjëherë këtij qyteti, dhe si një fëmijë inatçor, gjen forma hakmarrjeje si kjo e kësaj jave. Mesa duket, për kryeministrin, në Shkodër nuk ka asnjë situatë. Prefektura bën raportimet periodike sa “me ken Kola n’punë”, ndërkohë që Niko pe Korçe, erdhi dhe na “la taken” para dy ditësh. Kjo është me dy fjali puna e qeverisë për përballimin e situatës, ndërkohë që qindra familje kanë mbetur me sytë nga qielli duke pritur që vetëm Zoti t’iu vijë në ndihmë. E ndërsa këta fatkeqë po numërojnë dëmet, diku në qendër të Shkodrës, rilindja po përgatit zyrat me postera elektoralë, duke tentuar pa pikën e turpit të kërkojë një mandat tjetër. Me garant Ilir Beqajn dhe Tom Doshin.

Na ndiqni

3,183FansaPëlqeje
13AbonentëAbonohu

Lexo

spot_img

Lajme të ngjashme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu